Një aksident i trefishtë është regjistruar në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës, në fshatin Shelqet.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona.
Momentalisht, qarkullimi i mjeteve të tjera është bllokuar.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.