Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër me dy të vdekur dhe një të plagosur. Ngjarja e rëndë u shënua te vendi i quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit” rreth orës 5: 10 minuta.
Burime bëjnë me dije se nje automjet Fiat ka goditur nga pas një zetor, ku nga përplasja e fortë kanë humbur jetën në vend, shoferi dhe pasagjeri i Fiat-it, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.
Pas goditjes, drejtuesi i zetorit, Ardian Tomaj nga fshati Gocaj, ka humbur kontrollin duke e nxjerrë mjetin nga rruga e për pasojë ai ka marrë disa lëndime dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën në spitalin e Lezhës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për shkaqet e këtij aksidenti tragjik