
Aksident fatal në aksin Shkodër-Velipojë
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në zonën e Bërdicës, ku një motor është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, Xhevahir Maksuti, 25 vjeç, ka humbur jetën.
Sipas informacionit paraprak, automjeti ka qenë duke dalë nga një gomisteri kur ka ndodhur përplasja. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.