Moti i acartë me reshje shiu dhe dëbore ka shkaktuar vështirësi në të gjithë vendin, veçanërisht në veri. Madje, në disa bashki si Malësia e Madhe apo Fushë Arrëz ka ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike.
Fatmirësisht, falë punës së bërë nga autoritet, akset rrugore janë të kalueshme.
Sipas informacionit te administruar në orën 10.30 nga bashkitë e qarkut Shkodër, Autoriteti Verior Rrugor Shkodër dhe OSHEE po ju informojmë për situatën si më poshtë vijon:
▪︎ Bashkia Shkodër,
-Akset rrugore ne kete bashki jane te kalueshme.
-Njesite administrative, Shale dhe Shosh pa energji elektrike.
▪︎ Bashkia Malësi e Madhe,
– Njesia administative Shkrel ka nderprerje sporadike te energjise.
-Aksi rrugor Boge – Qafe Thore ka prani debore por eshte i kalueshem.
– Njesia administrative Kelmend qe nga dita djeshme eshte pa energji elektrike.
-Fshati Vermosh prej 3 ditesh pa energji.
▪︎ Bashkia Vau Dejës,
– Akset rrugore ne kete bashki nuk paraqesin probleme.
– Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht.
▪︎ Bashkia Pukë,
-Ne bashkine Puke akset rrugore rurale jane te kalueshme.
– Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht.
▪︎ Bashkia Fushë Arrëz,
– Ne territorin e bashkise Fushe Arrez te gjitha rruget jane te kalueshme per automjete te paisura me zingjire, pasi ka prezence akulli.
-Ka nderprerje te energjise elektrike qe diten e djeshme ne oren 3 pasdite ne njesite administrative Qafe Mali dhe Iballe.
– Rreshjet e shiut dhe debores kane pushuar.
▪︎ Autoriteti Verior Rrugor Shkodër,
– Rruget ne judiksionin e DRV jane te kalueshme. Gjate mbremjes se djeshme eshte hedhur sasi kripe nga firmat nga mirembajtese ne akset qe kane paraqitur probleme.
▪︎ OSHEE,
-Momentalisht jane 3 fidra te stakuar.
-Fidri 6 dhe 8 ne nenstacionin Velipoje.
– Fidri Qafe Mali nenstacioni Fushe Arrez.
– Kemi rreth 200 abonente pa energji elektrike ne njesine administative Kelmend per shkak se shtyllat jane te veshura me akull ndodhen buze humneres.