Ahmetaj publikon listën e aktiviteteve që do të hapen të hënën

Shpërndaje

Biznese të tjera do të hapen më 27 Prill, sikurse është bërë e njohur tashmë. Në sudion e emisionit “Opinion”, Ministri Arben Ahmetaj, tha se bëhet fjalë për dyqane të specializuara, që shesin produkte specifike nga ku përjashtohen dyqanet brenda qendrave tregtare pasi këto të fundit do të vijojnë të jenë të mbyllura.

Lista e aktiviteteve që do të hapen janë shitjet e tjera me pakicë në dyqane jo te specializuara, shitja me pakicë e mallrave të tjera të reja në dyqane të specializuara tregtia me pakicë në dyqane të specializuara, aktiviteti i taksive, tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të specializuara, shitje me pakicë e mallrave të tjera të reja aktivitete të tjera tregtare, tregtia me pakicë e mobilieve, pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e luleve, bimëve farërave, plehëruesve, kafshëve në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e orëve dhe bizhuterive në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e pajisjeve audio dhe video në dyqane të specializuara, regjistrimi i zërit dhe aktivitetit të publikimit të muzikës, tregtia me pakicë e qilimave, tregtia me pakicë e lojërave dhe lodrave në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e regjistruesve muzikorë dhe videove në dyqane të specializuara. Tregtia e pajisjeve sportive në dyqane të specializuara, shitja me pakicë e sistemeve të sigurisë, pajisjeve të telekomunikacionit në dyqane të specializuara”, tha Ahmetaj duke shtuar se me këtë hapje mbi 350 mijë të punësuar rikthehen në punë

Shpërndaje