Ahmetaj: 40 mijë shqiptarë janë hequr nga puna në një muaj

Shpërndaje

40 mijë shqiptarë kanë humbur vendet e punës gjatë një muaji për shkak të shfaqjes së epidemisë së koronavirusit. Është kjo shifra që u bë e njohur nga Kordinatori Ekonomik për Situatën COVID-19, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin Opinion, që sqaroi se ata që kanë humbur vendet e punës nga shkurtimet në bizneset private do të përfitojnë nga paketa e dytë.

“Të gjithë ata që kanë ikur nga borderoja deri në datën 10, përfitojnë 40 mijë lekëshin”, u shpreh ai.

Ahmetaj tha se gjithashtu në vend ka një rënie të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto me një vlerë minus 12- 18 përqind.

“Ulja e kërkesës së brendshme i dëmton të gjithë, shërbimet bazike, prodhuesit, fasonët. Unë mendoj se turizmi ka gjasa të dëmtohet më shumë, prodhimi gjithashtu sidomos ai për eksport, ka goditje për shkak të uljes së kërkesës”, u shpreh Ahmetaj./Opinion.al

Shpërndaje