Agron Shehaj ikën nga grupi i PD, Berisha zbardh bisedën me deputetin: I kam thënë që…

Shpërndaje

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga selia e Kuvendit edhe për vendimin e deputetit Agron Shehaj për t’u larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, duke theksuar se e respekton vendimin e tij.

“Deputeti Agron Shehu është një deputet si çdo deputet tjetër ka gjykimin e tij dhe në këtë aspekt respektoj mendimin e çdo deputeti. Unë kam folur, i kam thënë që respektoj vendimin e tij.

I kam thënë në mënyrë më miqësore që ke kontribute të pamohueshme dhe kontributet tua më shumë se këtu nuk marrin peshë kund tjetër. Njeriu që nuk frikëson tjerët, nuk frikësohet vetë. Do ketë zhvillime”, tha Berisha.

Shpërndaje