Agron Çela la PL-në dhe iu bashkua PS? Meta: Nuk shqetësohem për merkaton e Rilindjes, s’merrem me çështje që i mbulon Spiropali…

Shpërndaje

Ilir Meta u pyet sot lidhur me largimin nga Partia e Lirisë të deputetit Agron Çela dhe aludimeve se ai i është bashkuar Partisë Socialiste.

Ai tha se nuk ka koment dhe se nuk merret me çështjet që i mbulon ministrja Spiropali. Meta shtoi se nuk shqetësohet për merkatot e Rilindjes dhe se ajo që është e sigurt, është fakti që sipas tij PL do të jetë faktor vendimtar për ndryshimet që do të ndodhin.

?Nuk kam koment për lajmet e shpikura dhe të porositura nga rilindja, nuk shqetësohem për merkatot e rilindjes. Ajo që mund tu them me siguri është që PL do jetë faktor vendimtar për këtë ndryshim që presin qytetarët. Përballja e PL dhe Metës me këtë regjim që ka nxjerr në treg të zi çdo interes kombëtar, është e pashmangshme. Kushdo që ka forcë, qëndresë, është shumë mirë që është në krah të Metës dhe opozitës së bashkuar dhe kjo është një sfidë për njerëz të fortë dhe me ideale.

Nuk jam këtu për t’u marrë me çështje që i mbulon Spiropali. S’kam se ça përgjigje t’u jap unë. Berisha i ka mundur të gjithë në 6 mars në Shkodër, pa seli dhe vulë. Unë isha president në atë kohë. Kudo rritja e PL do jete spektakolare. Kudo!?, tha Meta.

Shpërndaje