Afganët vizitojnë Shkodrën, ndajnë historitë personale me Kryetaren Ademi…

Shpërndaje

Postim i kryetres se Bashkise Shkoder Voltana Ademi

Si përsëritet historia”, është shprehja që më mbeti në mendje në një takim me qytetarë afganë, të detyruar të braktisin vendin e tyre pas ardhjes në pushtet të talebanëve. Ta dëgjosh nga rrëfimet e tyre realitetin e dhimbshëm që lanë pas, të shohësh lot në sytë e grave teksa dëgjojnë një këngë nga vendi i tyre, është një emocion i fortë pavarësisht largësisë së Shqipërisë nga Afganistani.

Megjithatë, ka dëshirë për të rifilluar, për të kontribuar për vendin që i mirëpritur, u hapi dyert dhe u bë një atdhe i dytë i sigurtë për ta. Ish- pedagogë, sportistë dhe ish- punonjës të administratës, shprehën gatishmërinë e tyre për tu angazhuar.
Përshtypjet për Shkodrën, mikpritjen dhe ngrohtësinë e shkodranëve, ishin kryefjala e të gjitha ndërhyrjeve gjatë një takimi shumë miqësor që zgjati më shumë se dy orë.

Shpërndaje