ADZM Shkodër reagon pas lirimit nga Gjykata të tre punonjësve…

Shpërndaje

Nje dite pasi Gjykata e Rrethit Shkoder shpalli si te pa drejte arrestimin e tre punonjesve te Admninistres se Zonave te mbrojtura Shkoder, ka reaguar per media kjo drejtori. Age Martini specialiste pranë ADZM shprehet se dy objektet mbi te cilat eshte ndertuar akuza ,njeri rrethim dhe tjetri betonizom jane ndertuar ne vitin 2001 ndersa Adzm si strukture eshte krijuar ne 2015.

Arrestimin e tre punonjesve Martini e quan absurd duke thene se nuk kane asnje lidhje per ate qe u arrestuan. Po ashtu behet e ditur se ADZM ka nje marreveshje bashkepunimi me policine dhe inspektoriatin e mjedisit per monitorime te perbashketa per kundravajtje ne zona te mbrojtura. Ne rastet kur ka zenie , rrethime apo ndertime te paligjshme ne zonat e mbrojtura Martini thote se ADZM nuk eshte i vetmi institucion qe vepron por edhe institucione te tjera si IKMT, policia, agjencia e bregdeteve dhe nje sere institucionesh te tjera.

Njeri per arrestuarve ka qene prej 6 muajsh ne pension ndersa tjetri eshte specilaist pyjesh dy vitet e fundit i ngarkuar nga ministria per inventarizimin kombetar te pyjeve ndaj nuk ka qene prezent ne detyren e mbikqyrjen e bregdetit./RealitetiPost/

Shpërndaje