Admir Mehja merr drejtimin e Ades, largohet Kujtim Shaba…

Shpërndaje

Ende pa nisur mire pune, Kujtim Shaba ka dhene doreheqjen nga drejtimi i Ades. Nje vendim qe eshte marre mesa duket per arsye personale te tij.

Largimi i tij ka vene ne levizje presidentin Pjetri qe e ka gjetur menjehere zevendesuesin e tij. Ne kete menyre trajneri i ri i Ades do te jete Admir Mehja.

Lajmin per kete ndryshim ne pankine e ka dhene vete klubi velipojak i cili beson se me ardhjen e Mehjes ka gjetur njeriun e duhur per ta drejtuar skuadren.

“Adi Mehja trajneri i ri i Ades. Pas largimit te trajnerit Kujtim Shaba per arsye personale, menjehere presidenti Alfred Pjetri gjen zevendesuesin.

Adi Mehja do te jete timonieri i Ades per sezonin 2020-2021. Nje ish-futbollist & trajner i disa ekipeve ne Shqiperi.

I urojme sukses ne kete aventure me ekipin tone”- shkruhet ne njoftimin e klubit Ada. /shkodraSport/

Shpërndaje