Në konferencën për mediat, bashkë më drejtorin sportiv të Vllaznisë, ka qenë edhe mbrojtësi Mevlan Adili.
Ai foli fillimisht për ndeshjen e kupës, ndaj Elbasanit. “Ndaj Elbasanit për ne është një ndeshje shumë e rēndësishme. Ne pērgatitemi njësoj për të gjitha ekipet.
Pērqëndrimin më të madh e kemi tek skuadra jonë. Asgjë nuk është e rastësìshme. Ne i kemi prìtur këto fitore.
Tifozët: Në çdo moment e ndjėjmë mbështetjen e tifozëve. Qyteti i Shkodrës kērkon çdo herë e më shumë nga ekipi, e di çfarë do të thotë futbolli për Shkodrën.
Edhe pse nuk mund të vijnë në stadium, shpresoj që me fitore të radhës ti gēzojmë edhe në shtëpi. Ne kemi një skuadër me 25 – 26 lojtarë dhe besoj që kemi kualìtet të mirë.
Kontrata: Vllaznia është një klub i madh dhe çdo moment prìtet të rikthehet aty ku e ka vendin. Nuk kisha dëshirë ta ndērroj me asnjë ekip tjetër në Shqipëri, sepse nuk ka ndonjë ekip që bën difėrenca të mëdha.
Ka shìkueshmëri të madhe dhe Shkodra një qytet fantastìk. Jam pritur shumë mirë nga stafi drejtues.
Një ndër arsyėt kryesore që zgjàta kontratën është edhe ish administratori Suad Lici. Ai në çdo moment ka qenë besnìk ndaj meje dhe më ka pērkrahur, më bëri shumë më të lėhtë për të nēnshkruar zgjatjėn e kontratës.
Tirana: Kundērshtari më i fortē i Vllaznisë është Vllaznia. Nëse luajmë ndeshjen tonë dhe atë që na thotë trajneri, besoj do korrìm rezultate të mira.
Euforìa është e madhe, por mendoj se Kampionati Shqiptar nuk e ka emrin Tirana, kampionati është Superliga dhe ne jemi të fòkusuar në Superligë. Mendoj që për ndeshjen me Tiranën duhet të pērgjigjemi një ditë para ndeshjes.” – tha mbrojtēsi i Vllaznisë. /SportngaBajraktari