Eskperti i Ekonomisë, Artan Gjergji ka bërë një denoncim në lidhje me gjobat e automjeteve.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gjergji shkruan se po abuzohet dhe qytetarët po vidhen ditën për diell.
Eksperti ka bërë publik një rast kur gjoba është aplikuar në 2 tetor, por qytetari është vënë në dijeni më shumë se një muaj më vonë, kur kostoja e kamatës ka arritur 60% e principalit të gjobës.
Denoncimi i plotë:
ABUZIMI ME GJOBAT E MAKINAVE
Dua te #denoncoj nje #abuzim flagrant po ndodh me #gjobat #makinave, te cilat kane rreth 2 muaj qe NUK hidhen ne sistem, dhe tashme pas 2 muajsh qe Policia e Shtetit + Policia Rrugore “u be mbare” qe te hedhe ne sistem gjobat, qytetaret marrin vesh se per kete vonese qe NUK ESHTE FAJI i TYRE, policia rrugore aplikon edhe #KAMATVONESA. Kesaj i thone qe qytetari te vidhet ne mes te dites me diell.
Rasti i meposhtem gjoba eshte aplikuar me daten 2 tetor 2022, nderkohe qe Qytetari edhe pse ka shkuar disa here ne institucionet financiare per te paguar gjoben, ajo nuk figuronte ne sistem. Sot me daten 17 nentor 2022, ne oren 9.30 Qytetari njoftohet me njoftim automatik nga banka e tij se eshte hedhur gjoba ne sistem nga Policia Rrugore. Kostoja e kamates ka arritur 60% e principalit te gjobes. Vjedhje ndaj qytetarit pa asnje te drejte.
BENI KUJDES: Ata qe kane marre gjobe keto 2 muajt e fundit, shkoni e verifikoni statusin e gjobes suaj se mund ta kene hedhur ne sistem e ju ecen kamatvonesa. Flas per ata qe nuk e kane njoftimin automatik nga banka.