Abuzime financiare, plas te Urdheri i Stomatologut të Shqiperisë…

Shpërndaje

Te nderuar kolege!

Sic ju njoftuam paraprakisht ne postimin e para disa diteve, sot po ju prezantojme abuzimet e metejshme financiare, kete rradhe ne sektorin e udhetimeve jashte shtetit dhe te shperblimeve te stafit te brendshem te punesuar ne USSH.

E nisim me abuzimet financiare qe perfshijne udhetimet dhe dietat, te cilat arrijne shumen perafersisht 75.000 Euro, shume kjo e cila kalon mbi 2.5 here parashikimet qe ishin bere ne buxhetin e USSH, ku vetem ne Australi, ish Presidenti Nikoll Deda, ka udhetuar 2 here brenda ketij mandati, i shoqeruar me nje pjese te stafit. Nje mesatare vjetore fluturimesh dhe dietash mbi 25.000 Euro, nje shperdorim ky i hapur i fondeve te stomatologeve.

Gjithashtu, ne kete postim, po ju bashkengjisim edhe shperblimet qe stafi i brendshem (rrogetaret e USSH) i kane akordoruar njeri tjetrit per cdo muaj dhe per cdo event, per kinse pune te mire ne realizimin e detyrave, shuma e te cilave se bashku me rritjen dy here te pagave brenda dy viteve ne mandatin e fundit, shkon rreth 138.000 Euro.

Vetem tek ish Presidenti Nikoll Deda, jane akorduar: 2 rroga shtese, 5.000.000 leke te terhequra nga ATM ne menyre krejt abuzive nga llogaria e USSH dhe 3 pagesa te tjera marre pas vendimit te formes se prere te Gjykates Penale per pezullimin e tij nga detyra.

Ju bejme me dije qe shumat e lartpermendura jane vetem ato cfare ne kemi arritur te disponojme, te shoqeruara me vendimet dhe transfertat perkatese bankare.

Theksojme ketu qe legjitimiteti i tyre tejkalon cdo limit, duke marre parasysh edhe faktin qe prej vendimit te Gjykates Administrative me 07.02.2020 fondi i USSH duhet te perdorej vetem per nevojat baze dhe pagesat fikse te punonjesve.

Ne vijimesi, po ju paraqesim ne menyre selektive shumat me esenciale te levruara nga fondi i USSH per te mos ngarkuar faqen me te gjitha transaksionet bankare.

Shpërndaje