Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur për disa nga operacionet në fushën e drogës dhe ngjarjet e tjera kriminale, të cilave u ka dhënë përgjigje.
Një nga ngjarjet e bujshme është ajo e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej datës 9 gusht.
Dumani nuk ka dhënë shumë detaje për fazat e hetimit, por ai u shpreh se për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetojmë.
Dumani: Nuk kemi prova se ai ka vdekur. Për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetohet.
Kryeprokurori ka treguar gjithashtu për skuadrat e përbashkëta të hetimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe po bashkëpunohet me autoritetet e Amerikës Latine. Ai tregoi se ka pasur rritje të numrit të sekuestrimeve pasurore dhe procesimeve penale.