A JEMI TË SËMURË NGA INDIFERENTIZMI?

Nga Simon Shkreli

Shpesh herë mendojmë se me një status në rrjete sociale, apo edhe në biseda kafenesh e kemi kryer detyrimin tonë qytetar. Mendojm se aty fillon dhe mbaron detyra jonë! Madje kjo lloj viroze që më duket se është me keqe se COVID -19, ka filluar të më mbështjell edhe mua. Madje shpesh herë më bënë të ndjehem mirë, sepse ai boshlleku I mos të bërit asgjë, ka filluar të më pëlqej si gjëndje. Mendja ime, trupi im, qelizat e mia nuk reagojnë, po kalojnë ngadalë në një gjëndje të mpirë, ku nuk dalloj më gjëndjen mes një pacienti apo një njeriu të shëndosh.

Në fakt shoh që kjo gjëndje ka kapluar pjesën më të madhe të shqiptarëve, po a është sëmundje apo gjëndje?

Një nga aktoret e preferuar të fëmijërisë në një monolog të gjatë ai flet për sëmundjet, dhe vdekjen! Vdekjen nuk duhet ta kemi frikë, dhe nëse duam të luftojmë sëmundjet duhet të nisim nga ajo që është më e tmerrshmja, indiferenca.

“Ku është e keqja e vdekjes zotërinjë? Pse e kemi kaq shumë frikë? A nuk mund ta trajtojmë me një dozë të caktuar humanizmi, me dinjitet dhe mirësjellje, ndoshta edhe me humur, Zot na fal! Vdekja nuk është armiku zotërinjë. Nëse duam të luftojmë sëmundjet, le të luftojmë sëmundjen më të tmerrshme, indiferencen.”
Këto fjalë nga filmi “Patch Adams” I Robin Ëilliams, më dhanë diagnozen e gjëndjës në të cilën ndodhem edhe unë!

Ndërsa më duket se pjesa më e madhe shqiptarëve po vuajnë më shumë se askush këtë gjëndje, e cila tashmë është kthyer në sëmundje dhe është shpërndarë më keq se epidemia, madje tashmë është arritur imuniteti I tufës dhe nuk kërkohet vaksinë, e as kurë. Duhet të vetëdijësohemi se indiferentizmi është kthyer në patologji malinje.

Lider dhe mendimtar të vendeve dhe kombeve të mëdha na flasin se si liria është në rrezik, se si ligjshmëria po nëpërkëmbet, se si ne duhet të marrim përgjegjësi për fatin tonë! Ne duhet të reagojmë, për të mbrojtur lirinë, të kërkojmë zbatimin e ligjit, të rrisim kërkesën ndaj zyrtarëve dhe pushtetarëve.

Po siç duket këto fjalë, që shpesh vijnë edhe si kërkesë, tek ne nuk arrijnë, pasi patologjia malinje e indeferentizmit ka nisur tashmë të gërryej çdo qelizë të trupit.

Vidhet prona- nuk reagojmë!
Shqipëria po shitet- ferkojmë duart!
Vritet shpresa- nuk flasim!
Liri nuk kemi- nuk protestojmë!

Varfëria është është në ekstrem- flejm gjumë!
Mjeket ikin, inferemerit nuk duan të punojnë, zyrtarët janë më të korruptuar se vetë korrupcioni, sërish asgjë, asnjë reagim!

Qent e rrugës shtohen çdo ditë, duke zëvëndësuar njerëzit, pasi të rinjtë po ikin e të moshuarit po vdesin. Po shohim se si ngadalë Shqipëria po kthehet në një vend të zbrazët, një tokë e premtuar për gjithkend por vetëm për shqiptarët jo! Sërish jemi indiferent!

Dhe teksa shoh këto më bjen në mend At Anton Harapi kur në asamblenë kombëtare ne vitit 1944 reagon fuqishem ndaj indiferencës dhe Shqiptarëve indiferent:
“Por shka t’u bajsh gjymësakëvet, abstensjonistëvet, indiferentëvet, Shqiptarëvet të vdekun në shpírt, të cilët – a prej frike, a prej egoizmi vehtjak qi mos t’i qesin trazim vehtes, ku edhe për t’u mbajtun elitë dhe esnafë në sferën e atyne qi nuk duen të përzihen – e kanë vu për nderë e vlerë qi mos të deklarohen në kurrnji mënyrë: as për Qeveri, as për anarkí. Këta janë parasitët e Shqipnís, për ta pasiviteti dhe negativiteti janë ideal; nuk duen të vehen në rrezik as sa të zít e thonit, por të rrojnë dhe të gëzojnë në shpinën e të tjerëvet. Dobësi mendore! Dobësi morale! Dobësi shoqnore!”

Duhet një kurë e cila do na shpëtoj njëherë e mirë nga kjo sëmundje. E cila është me e tmerrshme se vdekja! Unë nuk jam mjek, e aq më pak mendimtar, por një qytetar I këtij I vendi që po lëngon nga kjo sëmundje bashkë me të tjetër, I vetëdijshem se na duhet kura e nevojshme që do e luftoj indiferentizmin, që siç thotë At Anton Harapi na ka shkaktuar dobësi mendore! Dobësi morale! E dobësi shoqnore! Ne duhet të reagojmë, që të shpëtojmë vetën, fëmijët tanë dhe të ringjallim shpresen!