Ka përfunduar takimi i zyrtarit të lartë amerikan Escobar me Lulzim Bashën ku në thelb të diskutimit ishte lufta kundër korrupsionit.
Kur u pyet nëse është biseduar për çështjen “Berisha”, Basha paralajmëroi se Escobar do të bëjë publike me gojën e tij vendimet e DASH për personat e shpallur “Non Grata”.
A folët me zyrtarin e lartë amerikan çështjen “Berisha”, nëse Escobar ka prova për t’i paraqitur për institucionet e drejtësisë së Shqipërisë? “Pa diskutim që çështje e pandëshkueshmërisë si kundër politika e sanksioneve “Non Grata” ishin pjesë e diskutimit ndërsa sa i takon vendimeve të DASH jam i bindur që do të keni mundësinë për të dëgjuar drejtpërdrejt nga zoti Eskobar qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Keni planifikuar vizitë në Amerikë? “Sigurisht që kam marrë ftesë të përsëritur dhe pa diskutim do të planifikoj një vizitë në Uashington në mënyrë që të shtyjmë përpara jo thjesht objektivat politike të PD por atë që është sot axhenda e cdo familje shqiptare, dalje nga kjo gjendje dëshpërimi që ka shkaktuar 25 prilli”, tha Basha.