A do të jetë Topalli pjesë e “Foltores” së Berishës në Shkodër? Ish-kryeparlamentarja jep përgjigjen surprizë

Shpërndaje

Jozefina Topalli e ka lënë të hapur mundësinë që sot pasdite ti bashkohet foltores së Sali Berishës në Shkodër, pasi thotë se aty gjen shumë nga tezat që ajo ka pasur më herët me lëvizjen e saj.

E pyetur në emisionin TPZ mbrëmjen e djeshme, nëse do të jetë në krah të Berishës, Topalli nuk ka dashur të japë një përgjigje përfundimtare, edhe pse me shumë mundësi jo vetëm që do të jetë, por edhe do të artikulohet në vijimësi kundër Bashës.

“Lëvizja që kemi nisur ne vite përpara se të bëheshin listat e tij [Lulzim Bashës], ishte paraprirëse e Foltores. Foltorja po vjen tek lëvizja. Jam mbështetëse e kësaj lëvizje. Unë lexoj të gjithë tezat e mia aty, s’ka rëndësi jam apo jo fizikisht.

Unë jam aty, me të gjithë qëndrimet. Do të jem edhe fizikisht, a nesër, a pasnesër… Jam aty me të gjithë qëndrimet e mia“, tha ndër të tjera Topalli mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që sot pasdite do të mbahet edhe takimi i Berishës.

Derimë tani praninë në foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha e ka konfirmuar kreu i Forumit Rinor të PD-së për Shkodrën Arvit Bushati, ndërkohë që asnjë prej deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit nuk është shprehur.

Ajo që mund të thuhet me siguri deri tani, është fakti se numri i deputetëve që janë në krah të Berishës, ka ardhur duke u shtruar dita ditës. Ata janë:

Edi Paloka

Tritan Shehu

Flamur Noka

Oerd Bylykbashi

Bujar Leskaj

Luan Baçi

Edmond Spaho

Albana Vokshi (?)

Shpërndaje