Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nga panelistët në emisionin “Open” nëse forca politike që ai drejton do të hyjë në zgjedhjet lokale të 2023 në koalicion me Partinë Demokratike.
“Çdo gjë që do koordinojmë me Partinë Demokratike do qëndrojmë luajalë. Para faktit të kryer nuk vihemi nga askush. Ndërkohë do vazhdojmë axhendën tonë çdo ditë. Ne jemi totalisht të hapur për çdo koalicion opozitar që bazohet mbi votën e lirë”, deklaroi Meta.
DISKUTIMI NE STUDIO:
Sulo: Ka shumë afera skandaloze të qeverisë, situata e luftës ka krijuar pakënaqësi kudo. S’ka koment më të mirë për opozitën që ta kalërojë këtë pakënaqësi për të bërë ndryshimin. Denoncimi nuk mjafton më.
Meta: Angazhimi i parë yni si PL është garantimi i referendumit që qytetarët të jenë politikbërës. Nuk është e lehtë por është ë mundur. Ky është një dallim i madh. Zgjedhja e kandidatëve nëpërmjet primareve është diçka që duhet përshëndetur. Alternativa është antikorrupsioni. Të gjitha këto na ndihmojnë të luftojmë korrupsionin. Mbaroi parlamentarizmi, mbaroi vota brenda partive dhe erdhëm në këtë situatë që jemi. Ndryshimi i kësaj situate do të sjellë një situatë ekonomike më konkurruese.
Sulo: Qeveria nuk ikën për punë javësh. Në protestat tuaja a do t’i mbani njerëzit për orë e ditë të tëra në shesh apo do t’i dërgoni në shtëpi?
Meta: Nuk jam këtu për të shpalosur axhendën e këtyre lëvizjeve. Nuk do ndalojmë opozitarizmin. Është përgjegjësia jonë për ta kthyer këtë mesazh politik në një mekanizëm transformues që trondit parlamentin për të cilin nuk kemi fjalë. Kemi detyrë të hapim mundësinë për një zgjedhje të re politikë para zgjedhjeve lokale. Askush të mos mendojë se nuk do ketë zgjedhje në lokale.