Regjisori dhe shkrimtari Stefan Çapaliku reagon mbi te shkuaren dhe identitetin e Shkodres!

Shpërndaje

Meqë ra fjala te humbja e kujtesës, a mundet dikush me më thanë se si ka mundësi që qyteti i Shkodrës, duke e pasë heraldikën e vet origjinale, të paktën që nga koha e statuteve (shekulli XIV) e ndërron me një gjasend të sajueme mbas viteve ’90?!

Kush mundet të më tregojë se pse ndodhi kjo? Cili ishte problemi? Cfarë kishte që nuk shkonte në stemën në fjalë?!

Dhe nëse dikush nuk ka ndonjë argument me peshë, sa i takon kësaj metamorfoze, a mundemi ta cojmë këtë gabim në vend?

Cështje toke nuk asht, pare nuk kërkon, kënd nuk fyen dhe për ma tepër asht e kohës kur në të gjithë Europën nisin e e shfaqen simbolet e tilla qytetase.

Në ballë të saj qëndron proverbi latin “Fatis cedo” që në një përkthim ad literam (fjalë për fjalë) kishte me qenë “i dorezohem fateve” dhe në një përkthim ad sensum (intuitiv), që mendoj se i rri më mirë historisë së qytetit, “Në dorë të Zotit”.

 Le ta nisim restaurimin e kujtesës nga Shkodra, sepse na ka hije…! Kush të jetë dakort le ta shërndajë…

Stefan Çapaliku

Shpërndaje