Vllaznia dhe Teuta kanë ndarë nga një pikë në duelin mes tyre në Shkodër, në një ndeshje ku emocionet më të mëdha në tribuna ishin ato pak minuta ku dy herë me radhë u fikën dritat e impiantit “Loro Boriçi” duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes.
Skuadrat konfirmojnë se nuk janë ndër më të mirat e Superiores sa i përket repartit të sulmit, duke bërë shumë vrap e lojë, por duke munguar gjuajtjet në katërkëndor. Ndaj barazimi 0-0 ishte thuajse i pritshëm nga këto skuadra të cilat e shohin veten në këto momente si rivale për të qëndruar larg vendit të tretë nga fundi për të evituar play-out, më shumë së se sa pretendente për një vend në Europë siç kërkojnë drejtuesit e të dy ekipeve.
Vllaznia-Teuta 0-0
VLLAZNIA: Sherri, Gligorov (68′ Shtubina), Malota, Shehi, Gurishta, Krymi, Ramadani, Marku, Lika (72′ Kruja), Sinho, Maranhao (81′ Zogaj).
Trajner: Mirsad Jonuz
TEUTA: Frashëri, Todorovksi, Aleksi, Arapi, Kouros, Gashi (79′ Kapllani), Avdyli, Kallaku, Vecaj (64′ Kalaja), Vila, Nikaç.
Trajner: Bledi Shkëmbi