Fluks i lartë në Muriqan, mbi 7 mijë qytetarë kalojnë kufirin brenda 24 orëve…

Shpërndaje

Në pikën kufitare të Muriqanit është regjistruar një rritje e dukshme e fluksit të udhëtarëve gjatë sezonit veror, si në hyrje ashtu edhe në dalje të territorit shqiptar.

Shtimi i lëvizjeve lidhet kryesisht me pushuesit vendas dhe të huaj që zgjedhin bregdetin e Shqipërisë dhe të Malit të Zi për të kaluar pushimet verore, duke intensifikuar qarkullimin në këtë pikë kufitare.

Sipas të dhënave të autoriteteve, gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar gjithsej 7,680 shtetas. Nga këta, 4,165 kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa 3,515 kanë dalë.

Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 3,046 mjete në total, ku 1,755 kanë hyrë në vend dhe 1,291 kanë dalë.

Autoritetet kufitare po punojnë për të menaxhuar fluksin dhe për të lehtësuar procedurat e kalimit, ndërsa udhëtarëve u rekomandohet të planifikojnë oraret e lëvizjes për të shmangur pritjet në periudhat më të ngarkuara.

Shpërndaje