“Pas skandaleve ushqimore, ndryshim në drejtimin e AKU Tiranë”…

Shpërndaje

Fatjon Pasholli është shkarkuar nga detyra si drejtor i AKU-së Tiranë, dhe në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila më parë mbante postin e drejtores juridike në këtë institucion.

Emërimi i Hoxhës vjen në një moment kur AKU po përballet me rënie të besimit nga qytetarët, për shkak të disa rasteve të fundit që kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore në vend. Ndër to përfshihen zbulimi i mishit të pulës të kontaminuar dhe luleshtrydheve me mbetje të rrezikshme pesticidesh. Komandimi i saj synon rikthimin e besimit dhe forcimin e kontrollit ushqimor në kryeqytet.

Shpërndaje