
Grupe të moshuarish i gjen çdo ditë në ambjentet e Qendrës Komunitare numër 4, në qytetin e Shkodrës.
Sikurse qendrat e tjera, këtu i ofrohet shërbim të moshuarve, duke i ndihmuar ata të ndihen pjesë aktive e komunitetit, me një fokus të veçantë te mirëqenia dhe cilësia e jetës së tyre.
Në Qendrën Komunitare Nr.4 prej vitesh funksionon bashkëpunimi me Kryqin e Kuq.
Mjekja vullnetare Zamira Shabani shprehet se një herë në javë, të moshuarve rezidentë, i jepet shërbim dhe trajtim mjekësor falas.
Kjo godinë është bërë një vend mikpritës për të moshuarit por edhe për të rinjtë, ku përveçse kalojnë kohën e lirë, marrin trajtim falas, me mjekë, psikologë dhe punonjës social.