Ermand Mertenika: Inteligjenca Artificiale në rrjete sociale…

Shpërndaje

Ermand Mertenika / Inxhinier Fizikant Biomjekesor.


Zhvillimi masiv i teknologjisë po ndryshon rrënjësisht botën online ku cdo informacion i vlefshëm qarkullon në rrjetet sociale (në një botë të hapur dixhitale).

Jetojmë tashmë në një botë të hapur ku rrjetet sociale po ndikojnë fuqishëm në mëndjet njerëzore dhe në psikologjinë tonë.

Tashmë cdo informacion që ne kërkojmë e gjejme në platformat dixhitale si: google, linkedin, facebook, Instagram, tiktok etj.

Përdorimi i rrjeteve sociale peshon më shumë në aspektin beneficiar pra pozitiv.

Rrjetet sociale janë kthyer një motorr i mirë ë sektorin e biznesit si marketingu dixhital, promovimi, biznesi online dhe në biznese të sektorëve të ndryshëm.

Sot Inteligjenca Artificiale në Rrjete sociale ka hapur fronte punë në pozicionet e manaxherit të rrjeteve sociale, një profil mjaft fitimprurës.

Një foto apo video (reels) i hedhur në rrjete sociale është një reklamë e fuqishme marketingu dhe biznesi ku cdo kush mund të reklamojë dhe promovojë veten, një talent apo dhe aktivitetin e tij.

Përdorimi i rrjeteve sociale në biznes është një instrument i fuqishëm ne perfitime monetare dhe në klering gjithashtu.

Inteligjenca Artificiale në botën online po përdoret gjithashtu masivisht dhe tek lojrat online të cilët përdoren gjeresisht nga një numër i madh femijësh dhe të rinjsh, pra e thënë ndryshe në ditët e sotme kemi të bëjmë me një shoqëri shumë të zhvilluar e cila lundron në botën dixhitale në krahasim me atë përpara një dekade apo më shumë.

Perdorimi i AI në shëndetësi ka bërë që cdo njeri apo pacient të kërkojë diagnoza online dhe të gjejë informacione bruto lidhur me problematikat që kanë.

Inteligjenca Artificiale në arsim është një tjetër sektor pra instrument mjaft i rëndësishëm e cila ka perfitime të mëdha në mësimdhënie etj. Tani cdo informacion të rëndësishëm mund ta gjesh online.

Ky zhvillim masiv Inteligjencës Artificiale në botën online krahas më së shumti aspekteve positive po ndikon dhe paksa negativisht në mëndjen tonë.

Disa korporata të mëdha rrjetesh sociale si Google, Facebook, Linkedin dhe Instagram përdorin një kontroll të mire të të dhënave që shpërndahen ne këtë lum informacioni dixhital pra konceptin e “filtrave” të cilët realisht janë mjaft të rëndësishme për të kontrolluar informacionin që publikohet.

Shpesh keto filtra janë të shendetshme në botën e teknologjisë së informacionit sepse filtrojnë ose perjashtojnë publikimin e vidjove me nuancë dhunë dhe bulizimi.

Rrjetit social “Tik-Tok” është përfolur më së gjëri lidhur me këtëë duke qënë një aplikacion shumë i hapur kur cdo kush mundë publikojë video (reels) apo foto pa kriter , pa një kontroll të caktuar pasi vetia e AI ne rrjetet sociale ka të bëjë me perhapjen e shpejtë dhe në masë të informacionit të publikuar.

Të aplikosh “filtra informatike” në rrjete sociale është një rëndësi e madhe në kulturen e shoqërisë tone, pra që do të thotë të kontrollojnë përmbajtjet apo kontentin e publikuar në këto rrjete sociale.

Në shumicën e rasteve kemi të bëjmë me përmbajtje të mira informacioni në keto rrjete pasi Google, Gacebook, Instagrami dhe Linkedin-i publikojnë përmbajtje kryesisht positive dhe beneficiare.

Aplikacioni i “Tik-Tok” ka qënë një aplikacion ku nuk janë përdorur keto filtra përmbajtjesh dhe arsyeja që disa shtete e mbyllin është fakti sepse shpesh herë videot me përmbajtje dhune dhe bulizimi apo te tjera nuk hiqen nga ky aplikacion.

Inteligjenca Artificiale po zhvillohet shume shpejtë dhe në mënyrë të pa kthyeshme.

Ajo që duhet të dimë është që ta manaxhojme më së miri për qellimet tona të mira dhe përfituese, pra të japim mesazhe të mira dhe të shëndetshme për një shoqeri më të mirë.

Nëse ne e keq përdorim Inteligjencen Artificiale atëhere ajo na kthehet në “boomerang”

Inteligjenca Artificiale asnjëherë nuk funksionon në mënyrë autonome por jemi ne mëndja jonë “Inteligjenca Natyrale” që e manaxhon dhe e kontrollon atë.

Shpërndaje