Të qëndrosh me orë të zgjatura para komjuterit, por edhe me telefon në dorë, do të ndikohesh nga pasoja shëndetësore.
Dëmtimi i shtyllës kurrizore nga qëndrimi i papërshtatshëm është një njëra nga pasojat serioze që shkakton teknologjia. Por cilat janë simptomat e para që shfaqen tek individët, atë e tregon mjeku fizioterapist, Sebastian Mjekaj.
Mjeku fizioterapist thotë se duhet angazhim në aktivitete sportive për të shmangur qëndrimin gjatë ulur.
Përdorimi i celularit me orë të zgjatura po shkakton pasoja tek të rinjtë e sidomos tek fëmijet. Mbajtja e kokës ulur për të naviguar në internet shkakton probleme tek shtylla kurrizore. Kjo sepse përkulja e qafës shton presionin e ushtruar tek shpina.