Siguracion i diferencuar për mjetet, çmimi vendoset në bazë të numrit të aksidenteve dhe vjetërsisë së makinës…

Shpërndaje

Nga data 1 janar e vitit të ardhshëm shuma që drejuesit e mjeteve duhet të paguajnë për siguracionin e makinave do të jetë e diferencuar dhe individuale për secilin prej tyre.

Me rregulloren e re të miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, janë disa faktorë risku që do të përcaktojnë faturën finale që duhet paguar:

“Vjetërsia e mjetit, dëmet e shkaktuara nga mjeti, mosha e përdoruesit, fuqia motorike, eksperienca e drejtuesit. Të gjitha këto përbëjnë faktorët që do të përkthehen në formulë për të gjithë kompanitë e sigurimit. Do të vlerësohet sipas çdo kompanie sa kontrata në vit kanë pasur, sa dëme kanë qenë në një vit dhe si do të vlerësohen këto koeficientë për të nxjerrë më pas për vitin pasardhës një vlerë të primit”, tha Mimoza Hajdarmataj, nga Shoqata e Siguruesve tw Shqipwrisw.

Sipas rregullores, ata që kanë bërë një aksident ose më shumë në vit, ata që janë shoferë të rinj apo ata që kanë makinë të vjetër në moshë do të pagujnë më shumë sesa aktualisht.

Përpara se të ndryshojnë çmimin, kompanitë duhet të njoftojnë 30 ditë para Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, duke argumentuar kërkesën e tyre.

“Qëllimi i AMF është që të kemi një diferencim, të gjithë duhet të paguajnë aq sa meritojnë të paguajnë në varësi të sjelljes në rrugë. Është kërkuar gjithmonë, pose unë paguaj njësoj si dikush tjetër që bën aksident apo pse një smart paguan njësoj si një fuoristradë. Kjo është formula që AMF ka vendosur një drejtësi. Ata që do të pëfitojnë men jëherë janë ata të makinave me kubiksazh të ulët, që do të paguajnë menjëherë më pak”, tha Hajdarmataj.

Kompanitë do të jenë të detyruara sipas AMF, të afishojnë në faqe dhe në pikat e shitjes çmimet që aplikojnë për TPL, të miratuara më parë nga AMF.

Shpërndaje