Vau i Dejës mbetet destinacioni I preferuar për vizitorë vendas e të huaj këtë sezion turistik. mal, liqen, histori, kulturë dhe kulinari janë bërë bashkë në këtë bashki. Liqeni i Vau-Dejësit në Shkodër, shumë pak i njohur për veçantitë e tij dhe bukurinë që fsheh destinacioni pak kilometra larg kryeqendrës së veriut. Liqeni është magjepsës teksa kalon nëpër gryka të ngushta malesh, apo brigje pyjesh. Së fundmi këtë liqen mund edhe ta eksplorosh përmes lundrimit.
Ia vlen të vizitoni Vaun e Dejës për historinë. Qyteti i hershëm i Vaut të Dejës njihej me emrin e Dejës apo Danjës dhe u themelua rreth shekullit të 11-të. Teksa jeta e qytetit ishte mjaft e zhvilluar, prej asaj periudhe mund të admirojmë ende rrënojat e Kalasë së Danjës, që daton rreth shekullit të 14-të. Pozicionuar në majë të një kodre shkëmbore, 120 metra mbi nivelin e detit, kalaja ishte sinkronizuar me fortifikimin e luginave të Shkodrës dhe Drinit. Kalaja shërbente si një pikë strategjike kontrolli e fushës së Zadrimës, rrugëve të Shkodrës apo Lezhës. Muzeu i Ndre Mjedës apo historitë e mbushura me frymëzim të banorëve të thjeshtë të zonës janë tjetër arsye për të ndaluan në Vau Dejës.
Restorantet dhe hotelet këtu janë në sintoni me natyrën fantastike përreth liqenit. Ushqimi është sa tradicional aq edhe modern, e ndërkohë pjesa më e madhe e strukturave turistike janë përpjekur të vendosin theksin përherë tek natyra. Gatimi ka qenë përherë një nga pikat më të forta të Vaut të Dejës, e jo më kot kjo zonë krenohet me pjatat e gatuara plot shije. Menuja e restoranteve përfshin emrat tipike si mëlçi viçi në tjegull, tavë krapi me peshkun e liqenit, lakrorin, pulë fshati me qull apo tavën e dheut.
Objetet e tjera të kultit janë ende mister për këdo që zgjedh të njohë më shumë nga e kaluara e zonës.. Rrënojat e Kalasë dhe Ipeshkvisë së Sapës, Kisha e Shën Mërisë apo Kisha e Shën Markut, që përmendet që në vitin 1400.