Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në vijim të takimeve në të gjitha prefekturat e Shqipërisë për t’i mbështetetur me asistencë teknike në kuadër të projektit RESEAL-UNDP për hartimin dhe implementimin e dokumentet strategjike në nivel vendore, ka organizuar takimin e rradhës në Prefekturën e qarkut Shkodër.
Në takim u prezantua metodologjia e implemetimint të këtyre praktikave në nivel vendore ku të pranishëm ishin përfaqësues të bashkive Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz, të DVP Shkodër, Njvksh, ARRSH, etj.
Në përfundim të takimit u konkludua që strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendore të orientojnë procesin për përmbushjen e këtyre detyrimeve në zbatim të ligjit 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”, në mënyrë që të këtë një unifikim të të gjitha praktikave por kurdoherë duke iu përshtatur edhe karakteristikave dhe problematikave të çdo bashkie në qark.