Vllaznia është mposhtur nga Kukësi me rezultatin 1-0 në sfidën hapëse të fazës së dytë. Me këtë humbje, Vllaznia mbetet në vendin e 6-të me 12 pikë. Pas ndeshjes trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, u shpreh për MCN TV:
“Kemi krijuar mbi 10 raste. Por kur humbet shumë bie niveli i lojës. Kur krijon kaq shumë në një fushë si kjo e Kukësit që ka një fushë që nuk është në kualitetin për të luajtur futboll. Por është e papranueshme, si mund t’i humbasim ato raste. Detyra ime si trajner është të marr përgjegjësi, por edhe t’i çoj lojtarët deri tek porta, pastaj janë këta të fundit që duhet të dërgojnë topin në rrjetë. Atë që bëmë në Korçë, e zhbëmë ditën e sotme.
Me 4 lojtarë sulmues mendon se ishte mjaftueshëm për ta kërcënuar Kukësin në pjesën e parë? Shtynim në të dy qendrat. Ajo ç’ka vlen të theksohet është që problemi nuk ishte se nuk shtuam forca më tepër. Nuk shtuam përqendrimin para porte. Është një brez që përjeton futbollin nëpërmjet Instagramit. Në kohën tonë e shihnim si mënyrë jetese që do na zgjidhte jetën. Duhet të punojnë fort dhe mos të humbasin raste. 4 muaj këtu dhe Bekim Balaj mund të stërvitet më shumë se një 17-vjeçar. Delaj, Mala, Alivoda të gjithë. Janë episode dhe raste që duhen përfunduar.
Është i kënaqur me përgjigjet fizike dhe taktike që i dha ekipi pas minutës së 70’?Nuk jam i kënaqur pasi duhet të bënim më mirë në shpërndarjen e topit në krah. As në marrje topi nuk ishim mirë dhe fillon një moment dëshpërimi. Rastet i patëm deri në fundin e lojës dhe duhet t’i kishim përfunduar. Nuk duhet të presim të gabojnë kundërshtarët, por duhet të shohim si të bëjmë mirë në 30 metrat e fundit.
Dëshira e Kukësit ishte më e madhe se e Vllaznisë…Pse ndodh kjo? Në momentin që ti nuk shënon, kundërshtari rritet nga ana psikologjike. Ti humb shumë rast dhe kundërshtari fillon e mendon që duhet të marrë më shumë përsipër. Deri në minutën e 70’ provuam dhe dolëm përpara portës. Janë raste që duheshin përfunduar. Ndeshje të tilla në një terren të tillë duhet shfrytëzuar duke shënuar dhe të ecësh përpara. Ky sezon nuk do të ketë skuadra të vogla apo të mëdha. Sot nuk bëmë maksimumin.
Papërgjegjshmëri totale…Do merresh me këta tipat e Instagramit? Në sensin figurativ…Duhet një punë e madhe në terren. Edhe vetë lojtari në mënyrë individuale duhet të shtojë volumin përpara portës. Një praktikë e vazhdueshme është çelësi i suksesit.
E ndjen që situata është e ngarkuar? Padiskutim, e thashë në fillim. Jam njeri që marr përgjegjësitë e mia, por çështja është që të ecim me pozitivitet. Sot dolëm nga një ndeshje që duhet ta kishim fituar. Të gjithë bashkarisht duhet të ringrihemi. Nëse do fitonim sot do të kishim vazhdimësi, ajo ç’ka na ka munguar këto 10 javë.”