Të bësh biznes në Shqipëri/ Bilali: Nisma e start-up do të vijojë në 2023…

Shpërndaje

20 Nëntori shënon përfundimin e javës së Sipërmarrjes në Tiranë. Ministrja e Mbrojtjes së Sipërmarrjes, Edona Bilali në një intervistë për MCN tregon sfidat e të bërit biznes në Shqipëri, duke u ndalur tek programet dhe mbështetjet e qeverisë për çeljen e bizneseve të reja.

Po ashtu, Bilali pohoi se nisma për ngritjen e Start up-eve, e nisur në 2022, do të vijojë edhe vitin e ardhshëm.

Intervista

1. Si ka qenë ecuria dhe çfarë synohet nga ky aktivitet?

Java e dytë e nëntorit është një pikë takim botëror për javën globale të sipërmarrjes që është mes 14-20 nëntor. Ne për vitin e dytë radhazi si partner i bashkohemi kësaj iniciative me 8 aktivitete. Ne synojmë që të promovojmë të gjithë ekosistemin dhe të bërit biznes në Shqipëri. E nisim ditën e parë me aktivitete si çfarë i mungon ekosistemit, pra bëjmë një bilanc se çfarë është bërë me qëllimin se çfarë mungon dhe çfarë kërkohet më shumë nga qeveria. Më vonë vijuam me planet dhe pritshmëritë e vitit 2023 ku hedhim disa piketa me atë se çfarë është vullneti për të vijuar në 2023. Vijojmë me një ditë caktuar për historitë e suksesit, për gratë sipërmarrëse sepse jemi ende larg numrit që duhet të ishim sa i përket barazisë gjinore në këtë sektor. Kemi aktivitete jo më formale që do kulmojnë në ditën e fundit të javës së sipërmarrjes ku zyra e ministrit hapet dhe transmeton një film të lidhur me sipërmarrjen dhe të ftuar janë të gjithë për t’ju bashkuar kësaj.

2. Çfarë do veçonit ju si nisma kryesore apo ato që do sjellin më shumë efektivitet në javën e sipërmarrjes?

Mendoj se arritja e ndërgjegjësimit për të ditur se çfarë po ndodh në Shqipëri është kryesorja sepse lajmet janë të mbushura me tjetër kategori informacioni, por biznesi ka më shumë interes se sa biznese janë regjistruar, që në fakt kemi rritje dhe është për tu përgëzuar dhe nga krahu tjetër kemi sektorë tjetër të teknologjisë dhe inovacionit si kryefjala sot botërore dhe numri i tyre rritur, por dhe biznese që kanë hyrë në Shqipëri janë duke ecur me një trend shumë të kënaqur dhe kjo për ne është shumë e rëndësishme sepse në fund të ditës punonjësit shqiptarë sa më konkurrues të jenë aq më shumë do kuotohen si ofertë.

3. Një raport i indeksit global e rendit në vendin e 84 Shqipërinë në inovacion dhe teknologji, çfarë do të thotë kjo?

Raporti prek nisjen e shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes dhe ne e kemi për bazë, është i ndarë në dy kategori imputet dhe outputet në inovacion. Mendoj se në 2023 dhe për shkak të spuntos dhe fluksit monetar që u injektua në ekonomi mendoj se patjetër do e influencojnë rankimin si dhe iniciativat e  tjera që po marrim në këtë sektor.

4. Cilat janë sfidat e të bërit biznes në Shqipëri?

Do veçoja të parën ende mentalitetin, sepse jemi rritur në një mentalitet që prindërit vijnë nga një sistem tjetë            r ekonomik, gjithë bazën e kanë te garancia e vendit të punës, por kur ritesh me arsimim, sigurisht këshilla ime është që sa më herët gabojmë aq më shpesh rikuperojmë. Jo të gjithë ja kanë dalë të bëjnë biznes dhe me herë të parë, por janë eksperiencat që duhen bërë dhe ne po tentojmë të ulim moshën për të ndërhyrë në konceptimin e sipërmarrjes dhe programeve. Sa më shumë e thyejmë veshin me konceptin e sipërmarrjes aq më shumë janë gjasat e sipërmarrjes që të rriten. Pastaj e dyta vjen incetivimi dhe për këtë ne kemi fonde të dedikuara, mbështetje.

5. Zhvillimi i start-up, si ka qenë interesi sektorëve dhe ecuria?

Ne jemi bërë pioner për shumë gjëra, së pari jemi vendi i parë që ka një ligj për start-upet në rajon. E gjitha kjo e bërë në një proces aplikimi online me zero dokumente dhe zero kosto. Patëm, një kërkesë shumë të lartë rreth 600 aplikantë dhe numri i lartë konfirmon besimin që të rinjtë kanë dhe tregon etjen e tyre për të provuar veten në këtë fushë të re. Synimi është që ne të kapim tregjet globale dhe që të kemi mundësinë që të testojmë produktet tona në Shqipëri por duke pasur qasjen ndërkombëtare dhe ky është synimi në fund të ditës. Vlera që të rinjtë do shtojnë në ekonomi nuk është e vogël. Start-up pa mbështetje gjasat për sukses i kanë inekzistente. Kjo nismë do të vijojë dhe në vitin 2023. Të dhënat deri tani duken tepër premtuese.

Shpërndaje