EMRI/ Armën me fishek në fole gati për qitje, arrestohet 36-vjeçari në Fushë-Krujë

Shpërndaje

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Fushë-Krujë pasi është kapur me armë pa leje.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Hekuran Sefa, 36 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas, kanë ushtruar kontrollit fizik ndaj 36-vjeçarit, të cilit i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje. Pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me municionin luftarak.

Njoftimi i policisë:

Qarkullonte me armë zjarri me vete, me fishek në fole, gati për qitje, kapet dhe arrestohet në flagrancë 36-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë, në kuadër të kontrolleve të befasishme mbështetur me inteligjencë informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borizana”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– H. S., 36 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas, kanë ushtruar kontrollit fizik ndaj 36-vjeçarit, të cilit i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje. Pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me municionin luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndaje