Arben Ahmetaj: Vetëm 295 mln euro i janë falur Shqipërisë, 885 mln euro janë kredi

Shpërndaje

Optimizmi i tepërt i pasdites së djeshme në lidhje me konferencën e donatorëve, zgjati shumë pak.

Dhe këtë optimizëm e theu vetë ministri i Rindërtimit në qeverinë e Edi Ramës, Arben Ahmetaj.

Duke folur në Opinion pas konferencës së donatorëve e organizuar për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, Arben Ahmetaj qartësoi dhe shifrat.

Sipas Ahmetajt, bëhet fjalë për vetëm 295 milionë euro të falura ose grante. Pjesa tjetër prej 885 milionë euro, janë kredi që i janë premtuar Shqipërisë nga shtete dhe institucione të tjera financiare.

Analisti Redi Shehu e ka analizuar këtë situatë me një postim të tijin në Facebook.

Ja çfarë shkruan Redi Shehu:

Sipas të dhënave zyrtare nga ministri Arben Ahmetaj, Shqipërisë në Konferencën e Donatoreve, i janë dhënë 295 milion euro në grante e dhurata, dhe 885 milion në kredi dhe projekte.

Pra 25.6% te 1.15 milardë eurove janë dhurata dhe 74.4% janë kredi. Duhen falënderuar sinqerisht të gjithë ata vende të cilët shfaqen solidaritetin me Shqipërinë si në formën e grantit ashtu edhe ne formën e huave.

Gjithashtu, duke iu referuar ministrit Ahmetaj, Franca ka dhënë vetëm 1 milion euro grant dhe 60 milionë kredi.

Italia 5 milion grant dhe 60 milion kredi, duke rrezuar optimizmin e nxituar të mediave mbi çudite e Francës.

Është interesant fakti se vetëm Emiratet, Turqia dhe Katari kane dhënë 121 milionë dhurata nga 295 si total, pra 41% nga 100 shtete donatore.

Ndërsa në fondin prej 885 milionë si kredi, vetëm Banka Islamike për Zhvillim ka dhene 365 milion, pra 41.2% të totalit të huave.

Këto shifra duhet të na kujtojnë miopinë dhe dashakeqësinë 30 vjeçare të disa qarqeve politiko-kulturore të Tiranes në lidhje me statusin tonë ne Konferencën Islamike.

Shifrat tregojnë se sa kundër interesave tona kanë punuar këto qarqe, dhe sa gabim e kishin.

Shpërndaje