Prej 2 ditësh janë hapur programet e nxitjes së punësimit. Rozafa Zmijani drejtore rajonale e zyrës së punës sqaron përfitimet që do të kenë si biznesi ashtu edhe punëkërkuesit nëse bëhen pjesë e këtyre programeve.
Zmijani thotë se më e kërkuara ka qenë ajo e praktikave profesionale. Por për të marrë asistencë teknike dhe informacione bizneset duhet të paraqiten pranë sporteleve tek zyra e punës.
Në programin e nxitjes së punësimit për çdo punonjës që punëson, biznesi përfiton sigurime shoqërore për 1 vit si dhe pagë minimale për 4 muaj ndërsa në rast se punëson një person me aftësi të kufizuar atëhere edhe paga minimale sëbashku me kontributet përfitohet për 1 vit e plotë.