Shkodër, fermerët paralajmërojnë protesta/ Sylejmani: Shteti të japë subvencione dhe të hapë pika grumbullimi…

Shpërndaje

Mungesa e subvencioneve, e pikave të grumbullimit të produkteve bujqësore, mos plotësimi i kushteve ndër tregje dhe së fundmi rritja e çmimit të naftës janë disa nga vështirësitë që po hasin fermerët e Shkodrës. Zv/presidenti ishoqatës së fermerëve të Shkodrës Ahmet Sylejmani përmes një deklarate për mediat thotë se shteti duhet ti marrë parasysh kërkesat e tyre pasi kostoja e lartë e prodhimit është e papërballueshme. Më tej ai thotë se nëse situata nuk përmirësohet do të ketë protesta nga fermerët deri në bllokim të tregut të shumicës që ndodhet pranë “5 Heronjëve”.

Fermerët e Shkodrës janë të shqetësuar për koston e shtuar të prodhimit dhe konkurencën e pandershme nga produktet e importit të cilët vijnë të subvencionuara nga vendet e origjinës.

Shpërndaje