Në orët e para të mëngjesit të sotëm, banesës së ish-basketbollistit Nikolin Arrës, në lagjen “Qafë Hardhi” në Shkodër i është vënë tritol. Nga kjo ngjarje, në të cilën pati dy shpërthime të mëdha, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Kush është Nikolin Arra?
Nikolin Arra ka qenë ish-basketbollisti i Vllaznisë. Ai është arrestuar nga Policia më 15 korrik të 2015 për “shpërdorim detyre”, pasi punonte si inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave në Shkodër. Ai ra në pranga gjatë operacionit të koduar “Evazioni”. Më pas ai fitoi gjyqin dhe doli i pafajshëm për akuzat që u ngritën kundër tij.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm është troditur sërish Shkodra, pasi ka pasur dy shpërthime me tritol në lagjen “Qafë Hardhi”, në banesën e Nikollë Arrës , babait të Nikolin Arrës. Nga shpërthimet pati dëme të shumta materiale, pasi porta është dëmtuar dhe janë thyer xhamat e banesës. Dyshohet se eksplozivi ka qenë një mesazh i drejtpërdrejt për familjen Arra. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.