E FUNDIT/ Mali i Zi mbyll hapësirën ajrore për avionët rusë…

Shpërndaje

Hapësira ajrore e Malit të Zi është e mbyllur për të gjithë avionët rusë me vendim të Agjencisë së Aviacionit Civil dhe me propozim të Ministrisë së Investimeve Kapitale

Me këtë vendim, Mali i Zi iu bashkua vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), të cilët mbyllën hapësirën e tij ajrore për trafikun ajror me Rusinë më 27 shkurt, si kundërpërgjigje ndaj pushtimit ushtarak rus në Ukrainë.

Një ditë më vonë, Rusia mbylli hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore nga 36 vende, duke përfshirë të 27 anëtarët e BE-së, në përgjigje të sanksioneve perëndimore, raportoi Reuters më 28 shkurt.

Pas sulmit në Ukrainë, Mali i Zi iu bashkua të gjitha masave kufizuese, duke përfshirë tetë paketa sanksionesh individuale dhe ekonomike që Bashkimi Evropian miratoi kundër Rusisë.

Shpërndaje