Goditja e grupit shqiptar në Ukrainë, Artan Hoxha zbulon detaje: Njëri prej tyre është shumë i njohur, morën peng financierin e Berluskonit, i kërkuan…

Shpërndaje

Gazetari Artan Hoxha ka thënë këtë mërkurë se një grup me në përbërje disa shtetas shqiptarë është goditur nga autoritetet në Ukrainë. Sipas tij, është kapur kokainë me vlerë 10 milionë euro e blerë në Spanjë.

Hoxha u shpreh se një shtetas shqiptarë që është anëtar i këtij grupi është shumë i njohur për autoritetet, pasi disa vite më parë ka marrë peng ish-financierin e Silvio Berlusconit.

Gazetari Artan Hoxha: Autoritetet në Ukrainë kanë goditur një grup shqiptarët që lëviznin kokainë me vlerë 10 milionë euro. Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar që është shumë i njohur. Ka marrë peng financierin e Berlusconit. I kërkuan atij 35 milionë euro.

Një nga personazhet e atij grupi më rezulton anëtar i kësaj organizate. Ka dhe rumunë. Të lëvizësh një sasi kokainë me vlerë 10 milionë euro nga Ekuadori, përmes Detit të Zi, në Odesa të Ukrainës, do një fuqi shumë të madhe.

Edhe Ukraina ka tregun e vetë, tregun e brendshëm. Që shqiptarët të futen në këtë treg, kur ukrainasit janë të famshëm në botë për trafiqe armësh, por që ta bësh këtë në Ukrainë … Është një grup shumë i madh.

Shpërndaje