Aksident tragjik në aksin Milot–Rrëshen, humbin jetën 3-vjeçari dhe babai. Dy të plagosur në gjendje të rëndë…

Shpërndaje

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot –Rrëshen, ku si pasojë një fëmijë në moshën 3-vjeçare dhe babai i tij kanë humbur jetën.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Opel”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 3- vjeçari dhe babai i tij Shkurt Prenga, që po udhëtonin në mjetin tip “Opel”, ndërsa nëna e të miturit ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. 

Familja Prenga mësohet se ishte nga Lezha. 

Shpërndaje