Tiranë/ Arrestohet 46 vjeçari, iu gjet kallashnikov në banesë

Shpërndaje

Tiranë/Kontrolle të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbanë ato pa leje në banesë.

Si rezultat i kontrolleve, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe të Komisariatit të Policisë Vorë, janë goditur dy raste të armëmbatjes pa leje.

Vihet në pranga nga Komisariati i Policisë Nr. 5, një 46-vjeçar që u kap me një armë zjarri kallashnikov dhe 293 fishekë luftarak.

Ndërsa nga Komisariati i Policisë Vorë është vënë në pranga një 51-vjeçar që u kap me një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Kamzë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 46 vjeç, banues në Paskuqan 2.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti e sekuestroi një kallashnikov dhe 293 fishekë lufatrak.

Po nga kontrollet e kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. V., 51 vjeç, banues në Marikaj.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një serë pranë banesës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik me 13 fishekë në karikator dhe një fishek në fole.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje