Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një 62-vjeçare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Sipas informacioneve paraprake nga policia, shtetasja me inicialet V. B., është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.
Si pasojë, gruaja ka ndërruar jetë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan gruan në këtë veprim.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.12.2021, rreth orës 18:00, në rrugën “Sitki Çiço”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja V. B., 62 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.