Pas 20-vjeçarit Kristjan klemendi, policia njofton se ka arrestuar edhe Marjan Kolën 53 vjeç, si person që është i përfshirë apo ka dijeni mbi vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka.
Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se Kola është arrestuar në Morinë, teksa po tentonte të largohej nga vendi. Kujtojmë se vrasja e ish-deputetit ndodhi të hënën, shumë pranë banesës së tij.
Ai dyshohet se është qëlluar me një plumb të vetëm prapa shpine, por që rezultoi fatal për të, pasi i preku organet jetësore.
(BalkanWeb)