Si parashikohet moti në ditët në vijim…

Shpërndaje

Ditët e fundit vendi ynë u përfshi nga një mot me reshje të dendura shiu që shkaktuar prombleme të shumta në disa zona, ndërsa këtë të martë zonat malore janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Problemet janë hasur në qarkullimin e mjeteve, kryesisht në Dibër dhe Korçë.

Por, si parashikohet moti në ditët në vijim? Por dielli dhe temperaturat e ulëta që u shënuan ditën e sotme nuk do të zgjasin shumë, pasi duke filluar nga orët e para të datës 2 dhjetor do të rikthehen reshjet e shiut në pjesët ekstreme të vendit. Fillimisht pjesa veriore dhe më pas ajo jugore do të jenë zonat që do të përfshihen nga moti i keq me reshje.

Shërbimi metereologjik bën të ditur se mbrëmjen e datës 2 dhjetor dhe në vazhdim do të fillojnë reshjet në pjesën e Shqipërisë së mesme. Në datën 4 do të ketë një pushim për t’u rikthyer më pas sërish reshjet në datë 5 dhjetor. Edhe rajoni do të jetë në këto kushte atmosferike.

Shpërndaje