Videot në rrjetin social “tik-tok” janë kthyer në përdorimin në masë nga fëmijet . Janë të rrallë rastet kur një fëmijë i moshës shkollore nuk ka një llogari personale në tik-tok. Për të arritur videon më të klikuar shumë prej tyre rrezikojnë edhe jetën.
Rasti i djeshem ne Golem të Lushnjes mendohet të jete pasojeë e videove te rrezikshme. Një djale 13 vjec nxenes i klases se 7 ne kete shkolle, është gjetur i vetëvarur nga mamaja e tij i pajetë brenda shtepisë se tyre në Golem. Ata e nisen me urgjencë për ndihmeë mjeksore, por feëmija kishte ndërruar jetë ne vend.
Të gjithë janë shokuar për ngjarjen. Shokët e klases mendojnë se 13 vjecari ka dashur të bëjë video ne tik tok dhe dicka ka shkuar keq.
Në llogarinë e tik tokut 13 vjecari ka shkruar: njerëzit largohen kur krijon varësi ndaj tyre. Edhe videot e tjera qe ka postuar i mituri kane mesazhe dhune, vrasje dhe gjak.
Sot ai po percillet per ne banesen e fundit por bashkemoshataret e tij edhe pse jane pjese e dhimbjes nuk arrijne te kuptojne mesazhin e kesaj gjeme.
Kjo ishte faqja e 13 vjeçarit në rrjetin social “Tik-Tok”