20 ditë i zhdukur/ Telefonata nga Shkodra që ngriti familjen dhe policinë në këmbë, çfarë nxjerrin kamerat dhe pse telefoni I tij ishte në…

Shpërndaje

Vijojnë kërkimet për 28-vjeçarin e zhdukur në datën 1 nëntor. Ka qenë familja e djalit që ka ngritur alarmin për zhdukjen e tij.

Pas një telefonate nga Shkodra (ku thuhej se kishin parë djalin në një lokal, pas fotos të shpërndarë në media),policia e Kolonjës në bashkpunim me atë të Shkodrës kanë kërkuar edhe në këtë qark, mësohet gjithashtu se pas tyre u vunë dhe familjarët e djalit. Ndërkohë nga të gjitha informacionet e mbledhura ende nuk ka asnjë rezultat në gjetjen e tij.

Sipas familjarëve nga kamerat e sigurisë së lokalit ku mendohet të jetë parë djali rezulton se nuk ishte i njëjti person me atë që përshkruante telefonata.

28 vjecari është parë për herë të fundit në datën 1 nëntor në Ersekë ku ka konsumuar kafen me shokët e tij.

Sherfi Mukaj i datëlindjes 30.04.1993 përpara se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale, kartën e identitet dhe një telefon në shtëpinë e tij ndërsa me vete mbante një tjetër telefon që rezultonte të ishte me sinjal deri në datën 5 nëntor e më pas cdo gjë mbetet enigmë.

Shpërndaje