VIDEO/ U kapën me 8 kg kanabis, policia e Shkodres jep njoftimin zyrtar…

Shpërndaje

Hani i Hotit, Shkodër.

Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndeve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shtoi”, zhvilluar nga Sektori Kundër Narkotikëve në DVP Shkodër në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Hanit të Hotit.

Sekuestrohen 8 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Vihen në pranga dy shtetas që tentuan të trafikonin lëndën narkotike në drejtim të malit të zi.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi, pas një pune të mirëorganizuar, nga ana e Seksionit Kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër në kuadër të operacionit policor të koduar “Shtoi”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: F. K, 28 vjeç banues në Shtoj Shkodër dhe K. G., 23 vjeçe, banuese në Shkodër.

https://youtu.be/KKa4KQRvt_I

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Sektori Kundër Narkotikëve, se shtetasi F.K, po transportonte lëndë narkotike me automjetin e tij, në drejtim të PKK Hani i Hotit me qëllim trafikimin e saj, menjëherë është organizuar dhe koordinuar puna me Stacionin e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe autoritetet doganore ku automjeti sëbashku me drejtuesin dhe pasagjeren sapo kanë hyrë në pikën e kalimit, janë kaluar në vijën e dytë për kontroll të detajuar.

Gjatë kontrollit në gomën rezervë të automjetit, Policia gjeti e sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar si lëndë narkotike mariuanë me peshë totale 8 kilogramë.

Materialet do ti kalojne Prokurise se Rrethit Gjyqesor Shkodër, për veprime të mëteshme, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Shpërndaje