Ish-Ministri: Banda e Lushnjes donte të më eliminonte, ndikuan në largimin tim

Shpërndaje

Në vitin 2000, policia ka disponuar informacione se ka pasur edhe plane konkrete për eliminimin e ministrit Spartak Poçi.

“Patjetër ka pasur plane, jo vetëm nga banda e Lushnjes, por edhe nga qarqe tjera kriminale. Më shumë kanë qenë presione të padukshme që u konkretizuan edhe në finale në largimin tim nga kjo detyrë”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Për herë të parë, Poçi zbardh për Top Story disa detaje që paraprinë largimin e tij nga detyra, duke hedhur hije të forta dyshimi mbi ndikimet e bandës së Lushnjes.

“Ajo që të bën të mendosh se disa anëtarë të bandës e dinin që unë do lëvizja, edhe ky ishte pak a shumë një e dhënë e pakëndshme. Dhe ajo që ra më shumë në sy me ikjen time ministri që erdhi pas meje filloi pastrimet, po për të hequr njerëzit e Pocit”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Në atë kohë, pas pastrimit të rrugëve nga bandat, po përgatitej edhe goditja e aktiviteteve ekonomike kriminale dhe lidhjet me njerëz të politikës.

“Unë jam shkarkuar, shkarkuar..transferuar në një detyrë tjetër në 7 nëntor, kurse në 8 nëntor ishte planifikuar të niste aksioni i madh i goditjes trafiqeve, i koordinuar me disa vende jo ballkanike, madje e dija dy ditë përpara që nuk do zhvillohej”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Shpërndaje