EMRAT/ Operacion ndërkomtar droge Itali-Shqipëri-Gjermani, 22 përsona në pranga

Share your love

Mëngjesin e sotëm 22 persona u arrestuan nga policia në një operacion mes Puglia, Molise, Abruzzo, Campania dhe gjithashtu në Hollandë, Angli, Gjermani dhe Shqipëri.

Ky operacion është kryer nga agjentët kundër trafikut dhe krimit të organizuar në Itali DDA, i cili ka bërë të mundur shkatërrimin e një organizate të dedikuar për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Urdhri i lëshuar nga gjykatësi  i Gjykatës së Barit, me kërkesë të DDA-së, për eksponentë të dyshuar të një organizate kriminale ndërkombëtare  italo-shqiptare, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, armë dhe krim të organizuar, në tregtimin e drogës, midis Andria dhe Cerignola.

Për ekzekutimin e disa masave paraprake në Shqipëri, policia ka punuar në bashkëpunim me departamentin e policisë kriminale dhe zyrën shqiptare të Interpolit.

Hetimet u ngritën pas vrasjes së Francesco Ferrante, i vrarë në Trani në janar 2015.

Sipas hetuesve, vrasja ndodhi për prishje të pazareve të drogës.

Gjatë këtyre hetimeve, hetuesit zbuluan dy organizata të veçanta kriminale të lidhura së bashku, njëra që vepronte midis Cerignola dhe Foggia dhe tjetra midis Andria dhe Barletta.

Droga u importua nga Hollanda, Shqipëria dhe Gjermania nga një shqiptar, përmes bashkatdhetarëve të tij, me vendbanim në Evropën veriore.

Organizata furnizonte grupet  italiane me kokainë, heroinë, hashash dhe marijuanë.

Policët zbuluan se korrierët e drogës transportonin drogen përmes fundeve të dyfishta në makinat që transportonin drogën.

Nga Puglia droga transportohej më tej në Cerignola, San Salvo, Pescara dhe Barletta. Më pas, u shpërndahej gjithë rrjetit të trafikantëve e tjerë deri sa e nxirrnin në treg përmes shpërndarësve të drogës.

Emrat e shqiptarëve të arrestuar nga operacioni i sotëm:

-Denis Bimi,

-Besmir Sylja,

-Luan Delaj.

Nga hetimet ka rezultuar se:

-Janë sekuestruar ne Pescara, me 8 gusht 2016, 5.5 kilogramë kokainë, e kryer gjatë arrestimit të Ramiz Smajlaj.

-Janë sekuestruar ne Foggia, me 12 shtator 2016, 100 kilogramëve marijuanë dhe një pushkë gjysmë automatike belge, kalibër 30, e pajisur me fishekë gjate arrestimit në flagrancë të Paul Mandrescu, Roberto Alexa, Armand Rameta dhe Merlin Myftaraj.

-Është sekuestruar ne Foggia, me 7 Tetor 2016, një sasi prej 9.5 kg marijuanë, e kryer gjatë arrestimit të Denis Uku dhe D.P.L.

Po ashtu janë sekuestruar armë dhe drogë që kanë patur lidhje me këto grupe ku kanë qenë të përfshirë edhe shqiptarë të tjerë.

Janë kryer 20 arrestime, dhe janë sekuestruar mbi 440 kg lëndë narkotike, përfshirë kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe disa armë, dhe para cash.

Ndërkohë policia italiane ka njoftuar se hetimet për zbulimin dhe shkatërrimin e gjithë rrjetit ende vazhdojnë./abcnews.al

Share your love