Kryeqyteti u trondit mbrëmjen e kësaj të enjteje nga një shpërthim me tritol. Një sasi lëndë plasëse shpërtheu në makinën e prokurorit Arjan Muça. Makina ndodhej e parkuar në parkingun e një qendre tregtare në zonën e Komunës së Parisit.
“Benzi i përket një prokurori të komanduar i KLP-së, Arjan Muça. Aktualisht po kryhen veprimet. Mjeti ka dëmtime në pjesën e përparme. Ky automjet përdoret nga ky prokuror. Prej një periudhë 2-vjeçare parkohet pranë kësaj qendre“, tha në një dalje për mediat, kreu i policisë së Tiranë për ngjarjen.
Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.