EMRI/ Ekzekutohet i riu shqiptar në Bari të Italisë…

Shpërndaje

Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare është qëlluar për vdekje me armë zjarri pasditen e kësaj të enjteje në zonën Libertà të Barit.

Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për Santino Xhyra, me precedente penale.

Ndaj tij u qëllua tre herë. Plumbat e kapën në gjoks dhe bark. Ai u transportua menjëherë në spital, por nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të shumta që kishte marrë në trup.

Për momentin, hetuesit përjashtojnë mundësinë që vrasja të jetë kryer për larje hesapesh apo të ketë lidhje me krimin e organizuar.

Shpërndaje